Sunday, August 18

50 Cent i rrethuar me para

50 Cent i rrethuar me para

Rick Ross tashmë ka mësuar se në qoftë se e quani reperin 50 Cent “trokë”, ai do të ju përgjigjet në të vetmen mënyrë që e di më së miri.

Ross ka bërë shaka për disa javë me falimentimin e vetë-shpallur të 50 Cent, me komente si: “Pasurohu, ose vdis duke u përpjekur”, dhe “si të falimentoni”.

Ndërsa tani ish ylli i G-Unit i është përgjigjur duke pozuar me një grumbull parash të gatshme, transmeton Klan Kosova.

50 Cent e ka krijuar fjalën “Broke” që në përkthim do të thotë “Trokë” në një fotografi, dhe për këtë ka përdodur tufa parash.

Po ashtu në një fotografi tjetër ai shihet mbi një shtrat, i rrethuar me para.

Ross dhe 50 Cent e kanë një hitori të gjatë të mos pajtimeve.