Sunday, August 18

Albëria, gjyshja që ende po shkollohet

Albëria, gjyshja që ende po shkollohet

Megjithëse konkuron me femrat më të bukura të skenës shqiptare, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj para pak ditësh është bërë gjyshe.

E ftuar në Rtv 21, artistja ka thënë se me ardhjen në jetë të mbesës së saj po perjeton një ndjenjë të jashtëzakonshme, përkundër faktit që epiteti gjyshe nuk po i pëlqen, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash, këngëtarja, e cila prej dy vitesh jeton në Amerikë, ka zbuluar se krahas aktiviteteve muzikore ka nisur shkollimin.

“Në Amerikë po studioj për agjente shitje dhe vlerësim pronash. Ishte shumë e lodhshme dhe e frikshme dhe kam dashur ta lë, por kur shikoja se aty ka edhe me të moshuar nuk u ndala”, shtoj Albëria duke thënë se megjithëse ky profesion atje sjell shumë të ardhura këngën nuk do ta lë asnjëherë.

Ndryshe Hadërgjonaj, momentalisht është pjesë e spektaklit “Dance with me” ku partner kërcimi ka fituesin e “Big Brother”, Vesel Kurtishajn.