Sunday, August 18

Blero hesht pas zërave për tradhtinë e Teutës

Blero hesht pas zërave për tradhtinë e Teutës

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka heshtur pas spekulimeve se Teuta Krasniqi ka pasur kontakt me të dashurin aktual sa ishte e martuar.

Divorci i tyre bëri shumë bujë, por edhe më shumë bujë bëri ndarja e tyre.

E tash po vazhdojnë spekulimet mbi arsyet e ndarjes, ku media të ndryshme kishin raportuar se Blero ka qenë viktimë e tradhtisë nga bashkëshortja e tij gjatë martesës.

Madje u tha se ai e pagoi trajnerin e fitnesit, Adonis Morina, që të bashkëpunojë me gruan e tij, e që më vonë ai rezultoi të jetë i dashuri i saj i ri.

Blero deri tani ka postuar vetëm një foto kompromentuese, dhe nuk ka dashur të komentojë mbi këtë problem, megjithatë mbetet të shihet nëse ai do të dalë për të folur rreth këtyre spekulimeve. /Telegrafi/