Sunday, August 18

Blero thyen heshtjen (Foto)

Blero thyen heshtjen (Foto)

Pasi jeta e tij është kthyer sërish në vëmendjen e mediave, këngëtari Blero Muharremi ka bërë një aludim tjetër të madh.

Zërat se Teuta Krasniqi, ish-gruaja e tij, mund të ketë kontaktuar me trajnerin të cilin ai e ka paguar në kohën sa ishin të martuar, Adonis Morina, janë karakterizuar me një heshtje të këngëtarit.

Por, pasi refuzoi të flasë, apo të bëjë ndonjë aludim tjetër, një postim në Instagram lë të kuptohet se ai megjithatë shumë shpejt do ta thyejë heshtjen.

“Saga do të vazhdojë”, shkruan në foton që ka publikuar Blero.

Nuk dihet nëse këngëtari do të dalë të flasë për këtë çështje. /Telegrafi/

https://instagram.com/p/86UR4qnpbN/