Sunday, August 18

Brad Pitt kërcënon me divorc. Arsyeja?

Brad Pitt kërcënon me divorc. Arsyeja?

Sipas revistës amerikane Star, Brad Pitt i ka lëshuar një kërcenim partneres dhe nënës se fëmijëve te tij, aktores se famshme Angeline Jolie se nëse vazhdon te mos pranoje te kurohet dhe te shërohet nga problemet qe kohet e fundit ka pasur me shëndetin, ai do te detyrohet te kërkojë ndarjen.
Sipas burimeve pranë çiftit, Jolie qe prej kohesh është dukur shume e rënë, edhe nga pikëpamja fizike, aktualisht peshon vetëm 37.5 kilogram. Me fjale te tjera, nga ish DIVA e famshme, fytyra e saj engjëllore, buzët e mishta, lëkura e dëlirtë dhe hiret e përsosura, tani kane mbetur vetëm kocka dhe lëkurë.

Situata dëshpëruese ne te cilën ndodhet aktorja e famshme ka bere qe partneri i saj Pitt, qe ende është shume i dashuruar me te, te mos qëndrojë duarkryq, por te kërkojë dhe insistoje me ngulm ne përmirësimin e shëndetit te saj, duke e shtrënguar atë te lejoje te marre kurat e nevojshme. Por duket se këto përpjekje kane shkuar kot, gjë qe mesa duket e kane shtyrë atë te ndërmarrë edhe tentativën e fundit, kërcënimin për ndarje.