Sunday, August 18

Britney në siklet me veshjen në skenë (Video)

Britney në siklet me veshjen në skenë (Video)

Britney Spears është gjendur në një situatë jo të këndshme në koncertin e saj në Las Vegas.

Gjatë performanës yllit i është hapur pjesa e pasme e rrobave të saj, transmeton Telegrafi.

Megjithë përpjekjet e mëdha të balerinëve, ata nuk arritën të mbërthejnë veshjen e pop starit, e cila vazhdonte me kërcimin.

Pas shumë përpjekjeve Britney u dorëzua dhe vazhdoi performancën me veshje të hapur.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtares i ndodhin të tilla gjëra. Probleme me veshjen Spears i dolën edhe gjatë një shfaqje në dhjetorin e vitit të kaluar.