Sunday, August 18

Chrissy Tiegen dhe John Legend të lumtur, do të bëhen prindër

Chrissy Tiegen dhe John Legend të lumtur, do të bëhen prindër

Lajm i gëzueshëm për çiftin Chrissy Tiegen dhe John Legend. John vendos dorën mbi barkun e Chrissy dhe diçitura thotë: “Jemi shtatzënë! John dhe unë jemi të lumtur tu bëjmë të ditur se jemi shtatzënë”.

Prej disa kohësh çifti dëshironte një fëmijë, që më në fund po vjen. “Siç e dini, ne prej kohësh po përpiqeshim të kishim një fëmijë. Nuk ka qënë e lehtë por ne u përpoqëm dhe mezi presim të lindim fëmijën tonë të parë dhe të rrisim familjen. Jemi shumë të lumtur që më në fund po ndodh”, thotë Tiegen më pas.

Pra më në fund cifti po realizon ëndrrën duke u bërër prindër dhe lajmin e kanë bërë të njohur në Instagram me një foto mjaft domethënëse. /b.l/noa.al/