Sunday, August 18

Çifti homoseksual fejohet në koncertin e Madonnës (Video)

Çifti homoseksual fejohet në koncertin e Madonnës (Video)

Gjatë një koncerti të këngëtares Madonna në Edmonton të Kanadasë një çift homoseksual është fejuar.

Këngëtarja 57-vjeçare i është bashkuar çiftit duke i mbajtur mikrofonin që propozimi i tyre të bëhej publik dhe të ndiqej nga miliona spektatorë.

“Të dua me gjithë zemër, Chad do martohesh me mua?”, ka qenë ky propozimi i martesës i Jan që ndodhi në skenën e turit “Rebel” të Madonnës.

Pas kësaj , padyshim që çifti kanadez nuk do e harrojë asnjëherë ditën e tyre të fejesës.