Sunday, August 18

Daniel Craig: Mjaft më me 007, më mirë pres damarët

Daniel Craig: Mjaft më me 007, më mirë pres damarët

Një “doktoreshë” kundër 007. Nuk është titulli i një filmi për aventurat e James Bond, por diçka reale.

Plasin polemikat mes personazheve të famshëm. Gjithçka u hap nga aktorja amerikane Ellen Pompeo, Meredith Grey e Grey’s Anatomy, e cila është vënë kundër kolegut Daniel Craig, protagonist i filmit “Spectre”.

“Më mirë thyej gotën dhe pres damarët”, tha aktori anglez për revistën “Time out”, lidhur me mundësinë për të xhiruar sërish për agjentin 007.

Me një postim në Twitter, Pompeo i është vënë kundër, duke e kritikuar se e ka bërë gjithçka për para, edhe interpretimin.

Deklarata e aktorit vjen pas asaj të dhënë një muaj më parë për revistën “Esquire” ku tha se nuk është i sigurt nëse do të luajë më rolin e James Bond, duke e cilësuar “meskin dhe seksit”./a.y/noa.al