Sunday, August 18

Fjetja për 90 minuta pas mësimit, ndihmon në mbajtjen mend të fakteve

Fjetja për 90 minuta pas mësimit, ndihmon në mbajtjen mend të fakteve

Mbyllja e syve dhe dremitja pas mësimit, për të gjithë shihet si një mëkat i këndshëm.

Por, një grup shkencëtarësh, po kërkojnë që kjo të bëhet domosdo, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit të Gjenevës, kanë zbuluar se nëse flihet një orë e gjysmë pas mësimit, i ndihmon trurit të pushojë dhe të mbajë mend më mirë atë që ka lexuar.

Mjaftojnë 90 minuta, që truri të pushojë dhe të relaksohet, derisa “bien në vend”, ato që janë mësuar.

Trurit i duhet pak kohë, që t’i përvetësojë gjërat e reja, andaj fjetja është ideale, për relaks dhe mbajtje në mend.