Sunday, August 18

Fjolla bën gati padinë për babain e fëmijës dhe partneren e tij, e dhunuan në publik

Fjolla bën gati padinë për babain e fëmijës dhe partneren e tij, e dhunuan në publik

“Për portalet që shkruajnë se unë u arratisa pas incidentit, po ua shuaj kuriozitetin. Thjesht kisha vendosur të ikja më parë me pushime dhe nuk kam ndërmend të largohem nga planet e mia pse ndodhi një incident i tillë. Fjolla është më e fortë se kurrë në këto momente, dy persona të ulët do ndëshkohen për këtë veprim, pasi drejtësia do të vihet në vend. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur”.

Kështu prononcohet në lidhje me incidentin këngëtarja e njohur, e cila është bërë objekt i mediave pas një incidenti në një lokal të Prishtinës, ku e fejuara e ish-të dashurit të saj kishte tentuar ta therë me thikë këngëtaren, e cila më pas është rrahur nga babai i vajzës së saj. Ai tashmë është ndarë nga Fjolla dhe ka nisur lidhjen e tij me një tjetër femër nga Prishtina.

Pak muaj më parë, kopertinat e mediave rozë janë pushtuar nga lajmi se Fjolla Morina kishte gjetur dashurinë në krahët e një biznesmeni nga Kosova, madje se ishte edhe në pritje të fëmijës së tij. Por, siç duket, gjërat nuk kanë qenë kaq fjollë për Fjollën, e aq më pak janë tani. Këngëtarja e njohur ka qenë së fundmi viktimë e një sherri, pikërisht nga babai i vajzës së saj Alayah.

Ngjarja kishte ndodhur në një nga qendrat tregtare më të mëdha në Prishtinë, ku Fjolla së bashku me nënën e saj ishin duke pirë një kafe dhe bashkë me to ishte edhe vogëlushja Alayah. Por, aty ka mbërritur babai i vajzës, i cili është drejtuar nga këngëtarja dhe e ka dhunuar atë.

Sipas burimeve, Fjolla kishte shpëtuar pa lëndime, për shkak se ka reaguar menjëherë dhe është ndihmuar edhe nga persona të pranishëm në lokalin ku ndodhej. Megjithatë, ajo që e ka bërë edhe më dramatike situatën, ka qenë fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të nënës së Fjollës dhe vajzës së mitur. Burime pranë këngëtares kanë zbuluar se para lindjes, Fjolla nuk ka pasur marrëdhënie shumë të lumtura me Flamurin, dhe mësohet se më herët ai i ka kërkuar këngëtares të ndërpresë shtatzëninë. Fjolla Morina nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë dhe e ka çuar në fund shtatzëninë, duke sjellë kështu në jetë vajzën e saj, 12 vite pas lindjes së vajzës së saj të parë.

Sherri sipas saj ka nisur pasi e fejuara e Flamurit ka shkuar në tavolinën ku këngëtarja ishte me nënën dhe vajzën dymuajshe, Alayah. Këngëtarja për rastin në fjalë ka lajmëruar policinë dhe do t’i drejtohet gjyqit për të gjetur drejtësi kundrejt ish-partnerit dhe të fejuarës së tij të tanishme. /Telegrafi/