Sunday, August 18

Gjashtë gjërat që ai shpreson të bëni në krevat

Gjashtë gjërat që ai shpreson të bëni në krevat

Qoftë hera e parë apo jo e një marrëdhënieje seksuale me partnerin, raporti sjell me vete dilema, por edhe shpresa të mëdha.

Zbuloni se çfarë shpresojnë meshkujt që ju të bëni në krevat.

1- Të bësh seks oral
Përtej kënaqësisë absolute, kjo do të thotë se ju i kushtoni rëndësi asaj që ai pëlqen dhe nuk mendoni vetëm për vete gjatë aktit seksual.

2- Të jesh aktive
Kjo nuk do të thotë se duhet të hidheni mbi krevat por ama as të rrini ‘e ngrirë’ duke ja lënë atij të gjitha lëvizjet.

3- Të mos fshiheni
që do të thotë jo drita të fikura apo çarçaf i tërhequr deri te mjekra për t’u fshehur. Për meshkuj ajo që është vërtetë seksi është siguria juaj në vetvete.

4- Të mos jeni nervoze
Është normale të kesh ndjenja ankthi apo nervozizmi, sidomos herën e parë, por ama nëse doni t’i bëni përshtypje atij, shijojeni marrëdhënien pa paranoja!

5- Mos u shtirë
Nëse filloni një raport seksual duke u shtirur do të jetë vërtetë e pamundur në të ardhmen që situata të përmirësohet.

6- Mos kritiko
Mos bëj kritika gjatë raportit sikur të jeni eksperte. Më keq akoma nëse një mashkull zbulon se ju jeni ankuar për të në prani të mikeshave tuaja për seksin me të, me shumë gjasa nuk do ta shihni më.