Friday, August 23

Ja cilat janë shenjat që telefoni juaj është duke ju rrezikuar shëndetin

Ja cilat janë shenjat që telefoni juaj është duke ju rrezikuar shëndetin

Ju nuk mund të jetoni pa telefonin tuaj, por ky mjet shkakton shumë dëme në shëndetin tonë.

Shikojini cilat janë efektet anësore të telefonit:

1.Ju lëndon sytë – në momentin që kalon ma shumë se dy orë pran telefonit, fillon të ju turbullohet shikimi, pastaj e keni të vështirë të fokusoheni dhe të lexoni ndonjë gjë.

2.Shkakton depresion – nëpërmjet një studimi nga drejtoresha e klinikës “Light on Anxiety Treatment”- Chikago, është arritur në përfundim që nëse qëndroni shumë gjatë në telefon dhe shikoni nëpër rrjetet sociale arritjet e të tjerëve mund të iu bëjë të bini në depresion.

3.Shkakton nomophobi – frikë të largoheni nga telefoni juaj. E dini si është ajo siguria kur e keni telefonin me bateri, nomophobia është e kundërta, kur keni harruar telefonin dhe ndjeheni shumë jo i sigurt.

4.Mund të ju fshij mendjen – ju nuk keni nevojë të mbani mend asgjë, mjafton ta hapni telefonin dhe do të keni gjethçka që ju nevojitet në të. Mungesa e tentimit për të mbajtur në mend mund të ju shkaktojë sëmundjen e harresës.

5.Shkakton sëmundje në qafen tuaj – qëndrimi i gjatë në telefon shkakton deformimin e qafës suaj dhe të shpinës, thotë Kenneth Hansrja, mjeke në një klinikë të ortopedisë në New York.