Sunday, August 18

Klodiana Shala i kthehet moderatorit ‘live’ në emision

Klodiana Shala i kthehet moderatorit ‘live’ në emision

Atletja e njohur Klodiana Shala ishte e ftuar sot në “E Diell” ku gjatë intervistës kur u pyet për martesën, u shpreh se nuk ka ndërmend të martohet për t’ja mbyllur gojën të tjerëve.

“I kam thënë mamit se nuk martohem për t’ia mbyllur gojën të tjerëve që thonë ‘kjo goca jote ngeli pa burrë, pa u martuar”, u shpreh Klodiana.

Klodiana tregoi se martesa për të nuk ishte ndonjë qejf i madh dhe as të bëhej nuse.

“Po mirë a shtyhet jeta vetëm? Kështu pa martuar do rrish ti gjithë kohës?”, e pyeti Ervin Kurti.

“Si ty mo, njësoj je dhe ti”, ja ktheu Klodiana ndërsa Ervini nisi të qeshte dhe tha: “E para që më ka lënë pa fjalë”.