Sunday, August 18

Konflikti për pronat në Vlorë: Kushërirat rrihen Live në televizionin shqiptar! (VIDEO)

Konflikti për pronat në Vlorë: Kushërirat rrihen Live në televizionin shqiptar! (VIDEO)

Ajo që duhet të ishte një seancë pajtimi është kthyer në një sherr live në tv. Kjo ka ndodhur këtë të diel në rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E diela Shqiptare”, ku dy kushërira kishin shkuar të ballafaqoheshin për një pronë në Vlorë, ku janë ndërtuar shtatë pallate.

Dy zonjat ishin bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” për të zgjidhur konfliktin e pronësisë, të nisur disa vite më parë. Gjyshi i tyre, i ndarë nga jeta në vitin 1983, kishte në pronësi një hapësirë të madhe toke në Vlorë, të cilën ua kishte lënë trashëgimi 5 vajzave dhe djalit të tij të vetëm.

Sipas pretendimeve të njërës nga zonjat, djali në vitin 2009 kishte bërë një akt noterimi dhe i kishte kërkuar nënës së saj të firmoste, ku bënte dhurimin e pronës, por, gjithmonë sipas pretendimeve të saj, nëna nuk ishte e vetëdijshme mbi atë që i ishte kërkuar.

Në debat e sipër ato janë konfliktuar fizikisht, gjë që ka kërkuar ndërhyrjen e moderatorit “Ardit Gjebrea”.