Sunday, August 18

Legjenda Casillas pëson atak kardiak,karriera në rrezik! 

Legjenda Casillas pëson atak kardiak,karriera në rrezik! 

Karriera në rrezik! Legjenda Casillas pëson atak kardiak
Iker Casillas trondit botën e futbollit, shtrohet në spital me urgjencëLegjenda e Real Madrid, Iker Casillas, 37-vjeç, u shtrua me urgjencë në spital pas një ataku kardiak. Klubi i tij aktual, Porto, konfirmoi se portieri spanjoll u godit nga ataku kardiak në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Lajmi që u përhap me shpejtësi tronditi botën e futbollit, tifozë anembanë planetit, kjo edhe prej famës që kishte portieri. Porto doli me një deklaratë për mediat pak orë më vonë, duke konfirmuar se pas shtrimit të spital gjendje e tij “është më e mirë”. Gjithsesi, ai ka humbur sezonin dhe nga gjendja e mëtejshme, do të mëzohet nëse do të rikthehet sërish në fushë.

Ylli i futbollit u martua me gazetaren spanjolle, Sara Carbonero, 35-vjeç në vitin 2015 dhe ka dy fëmijë, Martin e Lucas. Mes shumë trofeve në karrierë, ai fitoi pesë tituj kampion në La Liga, si dhe ngriti tre herë trofeun e Champions League, kur ishte pjesë e Real Madrid.

Casillas luajti plot 725 ndeshje me Realin, duke qenë lojtari i dytë në historinë e këtij klubi me më shumë ndeshje, para se t’i bashkohej Portos përmes një transferimi të lirë në vitin 2015. Edhe në Portugali, ai ka vijuar rrugën e sukseseve me ekipin e tij, madje sapo rinovoi kontratën.