Sunday, August 18

Milionerë të famshëm pa i mbushur ende 30 vjeç

Milionerë të famshëm pa i mbushur ende 30 vjeç

ta njihen prej statusit të tyre prej milioneri ende pa mbushur të 30 – at.

Të famshëm për shkak të karrierës së tyre në muzikë, modeling, aktrim, reality apo prej prindërve, pasanikët e showbiz – it botëror, janë në rrugë të mbarë për t’u bërë bilionerët e ardhshëm.

Më i vogli mes këtyre personazheve, besojeni ose jo është 2 – vjeç. Bëhet fjalë për vajzën e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, e cila zotëron një pasuri prej 215 milionë dollarë të trashëguar nga prindërit, sipas CelebrityNetWorth.

Kjo mund të shihet edhe nga garderoba personale e 2 – vejçares, që mbart veshje dhe aksesorë luksozë.

Taylor Swift
Ka një pasuri prej më shumë se 200 milionë dollarë, sipas Forbes. Vetëm albumi i saj i fundit është shitur në 10 milionë kopje në mbarë botën dhe ajo ka patur një prej turneve me më shumë të ardhura këtë vit. 25 – vjeçarja raportohet të ketë blerë një tjetër shtëpi në Beverly Hills, LA, rreth 25 milionë dollarë.

Justin Bieber
Edhe pse vetëm 21 vjeç, ai ka një pasuri prej 200 milionë dollarë. Këngëtari kanadez është renditur vitin e kaluar nga Forbes si një ndër të famshmit me më shumë të ardhura, pa mbushur ende të 30 – at.

Miley Cyrus
Ajo zotëron një pasur prej 165 milionë dollarë. Në 2011 ajo është renditur në listën e 10 adoleshentëve më të pasur në botë.

Adele
Janë mbushur pothuajse 4 vjet nga realizimi i albumit të saj të fundit, por kjo nuk e ka ndalur këngëtaren nga fitimi i 5 milionë stërlinave vitin e kaluar. Këngëtarja renditet sot në top listën e muzikantëve britanikë më të pasur pa mbushur ende të 30 – at.

One Direction
Grupi One Direction janë grupi më i pasur britanik në gjithë historinë e muzikës. Ata zotërojnë një pasuri prej 130 milionë dollarë. Sipas listës së të pasurëve të 2015 në The Sunday Times, ata kanë në total 150 milionë dollarë. /Klan/