Sunday, August 18

Mjeku helmonte pacientët e më pas bënte sikur i shpëtonte

Mjeku helmonte pacientët e më pas bënte sikur i shpëtonte

 

 

 

 

 

 

 

Një mjek për të bërë rolin e heroit, helmonte pacientët e tij e më pas bënte sikur i shpëtonte ata.

Kryefjalë e këtij rasti tronditës është mjeku francez Dr Frederic Pechier, i cili akuzohet se u injektonte pacientëve të tij doza vdekjeprurëse medikamenti, që u shkaktonin atake kardiake. Kjo bëhej për një arsye më ‘madhore’, që ai t’i shpëtonte e të luante rolin e heroit.

Në disa raste mjeku ka dështuar, e për pasojë vdiqën 9 persona.

Dr Frederic Pechier ka “helmuar” 24 pacientë, të moshave 24 deri në 80 vjeç, nga viti 2008 deri në 2016 në dy klinika në qytetin lindor të Besançon, ku praktikonte profesionin.

Mjeku 47 vjeçar akuzohet se u ka injektuar pacientëve klorur kaliumi, ose anestetikë të tjerë gjatë operacioneve rutinë. Ai filloi të hetohej zyrtarisht në vitin 2017 për 7 helmime. Të enjten, gjatë një seance gjyqësore u shtuan edhe 17 raste të tjera.