Sunday, August 18

Njihen në disko, ajo humbet numrin e telefonit, zbulim surprizues në Facebook

Njihen në disko, ajo humbet numrin e telefonit, zbulim surprizues në Facebook

Një natë e kaluar në diskotekë si shumë të tjera, ku takohen persona të ndryshëm dhe bëhen njohje të reja. Këtë gjë duket se e di mirë Pippa, një vajzë angleze e cila vendosi të kalojë një natë në diskotekë në Wythenshawe të Anglisë.

Gjatë natës së kaluar në diskotekë ajo njohu një djalë me emrin Matt dhe mes të dyve lindi menjëherë pasioni. Puthje pasionante dhe momente intime, të dokumentuara me fotografi të shumta selfie. Në përfundim të mbrëmjes ata shkëmbyen numrat e telefonave, për të mbetur në kontakt. Por diçka shkoi keq dhe vajza humbi numrin e “Princit të kaltër”.

E dëshpëruar, tentoi të bënte një apel në Facebook, duke publikuar fotografi të mbrëmjes, ku ata shiheshin duke u puthur. Nga aty pak ditë më parë mësoi një surprizë jo shumë të këndshme.

Përmes komenteve të tët njohurve, Pippa mësoi se Matt në të vërtetë ishte lumturisht i martuar dhe se e kishte gënjyer./bota sot/