Sunday, August 18

Pas shkurorëzimit, Aurela Hoxha hap një blog

Pas shkurorëzimit, Aurela Hoxha hap një blog

Pas shkurorëzimit, Aurela Hoxha hap një blog mode, Aurela Hoxha prej vitesh përpiqet të jetë emër në tregun e modës në Shqipëri.

Ajo ka qenë ndër të parat që ka hapur agjenci mode, një revistë fashion, sfilata e spektakle dhe shpesh është parë edhe vetë në rolin e fotomodeles.

Në këto kohë kur gjithçka po shkon drejt “online”-it, edhe Aurela ka vendosur të bëjë një tjetër hap, transmeton Telegrafi.

Ashtu si mikesha e saj Armina Mevlani, bukuroshja ka njoftuar se tashmë ka nisur puna për hapjen e blog-ut të saj më të ri.

Duket se ngjarja e fundit në jetën personale, nuk ka ndikuar shumë në gjendjen e Aurelës. Ajo ka vazhduar punën, pa harruar të shfaqet gjithmonë veshur bukur dhe e buzëqeshur për ndjekësit e shumtë. /Telegrafi/

https://instagram.com/p/8vUaE0Am-r