Sunday, August 18

Për më shumë vetëbesim, shëtisni e zhveshur nëpër shtëpi

Për më shumë vetëbesim, shëtisni e zhveshur nëpër shtëpi

Ashley Graham ka marrë famë në mbarë botën, me linjat e gjëra trupore, peshën e shtuar dhe figurën e pazakontë për pasarelë.

Mirëpo, modelja 28-vjeçare, nuk ka qenë gjithmonë në këtë pozicion.

Si fëmijë dhe në moshën e adoleshencës, ajo ka qenë e përbuzur dhe e ngacmuar, si një trashaluqe e padobishme.

Me përpjekjet e shtuara, ajo ka bërë që të hyjë në botën e modës, në mënyrë që të thyej tabutë, se vetëm vajzat e holla mund të hynë në pasarela.

Por, si e bindi vetëm dhe mu e morri tërë këtë vetëbesim, të luftoj me botën e egër të botës së modës?

“Ecja zhveshur në shtëpi, më ka kthyer vetëbesimin” i ka thënë ajo revistës Stylist.

“Duhet t’i shohësh gjërat, të cilat ju thonë se nuk i ke të mirë. Duhet t’i shikosh mirë dhe të mësohesh me to. Mos provoni t’i fshihni mangësitë në trup, sepse nuk mundeni”.

Graham ka bërë histori, duke u bërë femra e parë me linja të plota, që ka dalë në ballinën e Sports Ilustrated.