Sunday, August 18

Seksi na bën më të zgjuar?

Seksi na bën më të zgjuar?

Tashmë të gjithë e dinë që seksi ka efekt pozitiv në tru, por hulumtimi i ri i shkencëtarëve italianë ka treguar që mund të na bëjë më të zgjuar, veçanërisht në fillim të lidhjes

Shkencëtarët i kanë ndarë pjesëmarrësit në 3 grupe – personat që janë në fillim të lidhjes, personat që janë në lidhje shumëvjeçare dhe beqarët.

Me incizimin e trurit është përcaktuar që qelizat trunore zhvillohen shumë më shpejt në grupin e pjesëmarrësve që janë në fillim të lidhjes.

Niveli i oksitocinës, hormonit i cili nxit disponimin e mirë dhe krijon ndjenjën e angazhimit gjatë seksit rritet për madje 500 për qind.

Personat që e përjetojnë orgazmën 3 ose më shumë herë në javë mesatarisht jetojnë më gjatë se ata që orgazmën e përjetojnë më rrallë.

Përveç zhvillimit më të shpejtë të qelizave trunore, personat që janë në fillim të lidhjes tregojnë nivel më të lart të koncentrimit dhe kujdesit. Hulumtimi ka treguar që seksi nxit rritjen e qelizave trunore në zonën e hipokampusit, pjesës së trurit e cila është përgjegjëse për kujtesë dhe mësim.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë të ngjashme me rezultatet e hulumtimit, të cilin e kanë kryer shkencëtarët amerikanë, por në minjtë laboratorikë, në të cilët seksi po ashtu ka pasur efekt pozitiv.

Seksi redukton nivelin e hormonit të stresit (kortizolit) në trup, ndërsa është dëshmuar që stresi mund të shkaktojë reduktimin e numrit të qelizave në hipokampus.

Seksi është treguar efikas edhe për personat më të moshuar. Personat më të moshuar të cilët e praktikojnë seksin shpesh kanë rrezik më të vogël për të krijuar probleme me kujtesën dhe koncentrimin, në krahasim me ata që seksin e praktikojnë rrallë apo fare.