Sunday, August 18

Stine: Nuk i dedikoj askujt këngë në veçanti

Stine: Nuk i dedikoj askujt këngë në veçanti

Stine dhe Roza janë çifti që në edicionin e dytë të “Dance ëith me” kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Të vëzhguar javë pas jave, dy partnerët në skenë kanë filluar ta mendojnë seriozisht triumfin e kësaj gare, edhe pse kanë kaluar jo pak “probleme” mes tyre.

Në një intervistë për Panorama, kantautori ka shpjeguar me hollësi se pavarësisht asaj që duket nga ekrani “nuk është se grindemi vërtet me Rozën. Ne komunikojmë drejt, pa zbukurime false që vihen re te një çift i saponjohur. Kjo, për arsye të konfidencave që kemi”.

Ndërsa bezdisjen e Rozës nga e dashura që rri shpeshherë në prova, Stine e shpjegon: “Ajo është një shoqja ime, të cilën e njoh prej më shumë se shtatë vjet dhe që është nga ata personat që më ka qëndruar afër në shumë gjëra të miat. Ajo vazhdon e më shoqërojë gjithmonë dhe për këtë e falënderoj. Nëse dikush bezdiset për këtë pjesë, nuk është problemi im”.

Sa për dedikimet e këngëve të tij një personi a veçanërisht Rozës, Stine shpjegon se jo domosdoshmërish këngët që i kushtohen dashurisë, i kushtohen një personi konkret. Gjatë këtyre viteve, ai mund të jetë frymëzuar nga momenti, por dedikime specifike ende nuk ka bërë.

Pavarësisht se publiku i di vetëm lidhjen me Rozën, këngëtari tregon se “gjatë këtyre shtatë viteve që s’kemi të bëjmë me njëri-tjetrin, unë kam pasur histori shumë më të bukura dhe shumë më interesante se ajo me Rozën, kështu që s’ka lidhje më kjo pesha e dedikimeve specifike”.