Sunday, August 18

Zbulohet emri dhe origjina e pasurisë së Vali Corleones

Zbulohet emri dhe origjina e pasurisë së Vali Corleones

Vali Corleone ëshë një nga personazhet që u bë viral pak vite më parë në rrjetet sociale.

Jeta e tij luksoze dhe deklaratat e ndryshme që thoshte në emisione e bënë Valin që të kthehej në një personazh që u komentua gjatë në media.

Mirëpo, ndonëse të gjithë mendojnë se pasuria e tij nuk është bërë në mënyrë të ndershme, së fundmi ‘Gazeta Express’ tregon se Vali në fakt është i pasur fal familjes së tij.

Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan.

Vali Corleone ka mundur të bëjë një jetë luksoze fal bizneseve të familjes të cilët i kanë siguruar dhe roje sigurimi.

Ndërkohë, edhe pse të gjithë e njohin me këtë emër, Vali në të vërtetë quhet Valdrin Sylejmani.

Kujtojmë që pak kohë më parë, ai përzuri prindërit nga shtëpia për shkak të gjendjes së tij jo të mirë mendore që u bë shkak që ai të mbyllej në psikiatri dhe më pas në paraburgim.