Praktikimi i budizmit mund të na ndihmojë të pranojmë dhe përqafojmë jetën, me të gjitha aspektet e saj pozitive dhe negative. Këto janë 7 mantra budiste për një jetë të lumtur.
Ndoshta ata do t’ju ndihmojnë të gjeni paqen dhe lumturinë tuaj të brendshme edhe kur jeta ju vë në provë.
Jeta është një sfidë. Ndonjëherë, ne i kapërcejmë sfidat dhe bëhemi më të fortë. Herë të tjera, këto sfida na mundin. Dhe kjo dhemb. Parimet dhe besimet budiste mund të na mësojnë të kuptojmë njëri-tjetrin më mirë, të jetojmë më shumë në të tashmen dhe t’i pranojmë gjërat ashtu siç janë.
Çfarë është Budizmi?
Ndryshe nga sa keni menduar deri tani, Budizmi nuk është fe. Është një mënyrë jetese që kërkon të vërë në praktikë mësimet e të urtit të madh Buda. Udhëtimi drejt lumturisë fillon me shërimin e shpirtit. Nuk duhet të jesh budist për t’i praktikuar këto mësime në jetë. Nuk keni pse të bëheni murg, të meditoni apo të bëni joga. Ju mund t’i praktikoni këto mësime që nga shtëpia juaj.
1. Dhimbja është e vërtetë, por vuajtja është fakultative
Edhe pse me sa duket tingëllon pesimist, mesazhi është optimist. Edhe kur jemi të lumtur dhe gjërat shkojnë mirë, ne jemi gjithmonë të shqetësuar për atë që na pret e ardhmja. Megjithatë, nëse mësoni të pranoni ekzistencën e dhimbjes, mund ta çlironi veten nga vuajtja. Sa më shumë të rezistoni, aq më e vështirë do të jetë.
2. Ndryshimi është e vetmja konstante në jetë
“Një moment i vetëm mund të ndryshojë një ditë, një ditë mund të ndryshojë një jetë dhe një jetë mund të ndryshojë botën”, tha Buda. Gjithmonë na tremb spektri i ndryshimeve, sepse ato kanë në vete një dozë pasigurie. Por ndryshimi është i pashmangshëm dhe nuk mund të kthehemi në momentin që sapo ka kaluar. Dhe ne as nuk mund ta rikrijojmë atë.
Mantra e dashurisë: Liron pengesat që bllokojnë rrugën e shpirtit binjak
3. Ju nuk jeni ai që mendoni se jeni
“Asgjë nuk është e përhershme. Gjithçka është subjekt i ndryshimit. Të jesh gjithmonë do të thotë të bëhesh!” Kështu dukej një nga mësimet e Budës. Të gjithë kemi një ide se kush jemi dhe, shpesh, duam të fillojmë rrugëtimin e gjatë drejt njohjes së vetvetes. Por, në jetën reale, ashtu si universi, edhe ne jemi në një gjendje ndryshimi të vazhdueshëm. Ju jeni një person krejtësisht i ndryshëm nga ai kur keni mbaruar shkollën e mesme. Ju i sotëm nuk do të jeni njësoj si ju i mbi 5 viteve më parë.
4. Jetoni me vetëdije
Përqendrohuni në momentin e tanishëm dhe kushtojini vëmendje gjërave që po ndodhin tani, në vend që të shqetësoheni për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Ose çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
5. Mos e krahasoni veten me të tjerët
Në Budizëm, të gjithë njerëzit janë të barabartë. Për më tepër, të gjithë njerëzit janë të ndërlidhur. Në këtë mënyrë nocioni krahasim e humb kuptimin. Askush nuk është superior apo inferior ndaj tjetrit.
50 pohime pozitive me të cilat duhet të filloni mëngjesin tuaj për një jetë më të lumtur
6. Drejtojini vëmendjen tuaj qëllimeve të rëndësishme
Kur punoni fort për të arritur diçka për veten ose për komunitetin, do të zbuloni se jeni më të lumtur se më parë.
7. Jini bujar!
Kur të bëheni një person më bujar, do të hapni shpirtin tuaj ndaj ndjenjave të gëzimit dhe bekimit që ju ofron Universi./WOWbiz.al
Foto:pexels