Reklamo ketu

Reklamo ketu

Kontrolli i zemrës nis në fëmijëri/ Mjekët: Po shtohen rastet e të rinjve që pësojnë infarkte

Share

Mund të duket e habitshme por shtimi i rasteve të moshave të reja që pësojnë infarkte apo episode kardiake ka bërë që mjekët kardiologe të kërkojnë që edhe fëmijëve t’u bëhet matje tensioni, apo të kolesterolit në gjak, pasi infarkte që ndodhin në mosha të reja lidhen me probleme të paditura dhe të patrajtuara.

Mjekët thonë se ende nuk është krijuar edukata shëndetësore për ta parandaluar një sëmundje më parë se të shkojmë për ta kuruar atë.

Avantazhet e të shkruarit çdo ditë në axhenda. Si ju ndihmon të jeni më të lumtur

Probleme të shëndetit mendor tek fëmijët, ankthi pagjumësia janë faktorë që do të japin pasoja tek fëmijët duke shtuar riskun e sëmundjeve kardiake.

Deri para pak vitesh si faktorë risku për problemet kardiake njiheshin vetëm hipertension, kolesteroli, diabeti por tanimë konsumi i substancave narkotike, alkooli që në moshë të vogël 11- 12 vjeç u shton rriksun e problemeve kardiake pas disa vitesh./Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...