Reklamo ketu

Reklamo ketu

Latte me shafran të Indisë, ilaçi më i mirë anti-inflamator

Latte me shafran të Indisë, ilaçi më i mirë anti-inflamator
Latte me shafran të Indisë, ilaçi më i mirë anti-inflamator
Share

Latte me shafran i Indisë, i njohur edhe si qumështi i artë, është një nga pijet më të mira që parandalon zhvillimin e inflamacionit në trup që çon në sëmundje të rënda. Si të bëni latte me shafran të Indisë në shtëpi?

Shafrani i Indisë është quajtur bima më e rëndësishme në botë, sepse është përdorur për më shumë se 4000 vjet në ushqim dhe në trajtimin e problemeve të shumta mjekësore. Gjithashtu, falë substancës aktive, të quajtur kurkuminë, shafrani i Indisë parandalon formimin, përhapjen dhe pushtimin e kancerit.

Për përgatitjen e kësaj pije preferohet të përdorni qumësht vegjetal dhe mos harroni të shtoni çdo herë pak piper të zi të bluar, sepse në kombinim me yndyrën e qumështit intensifikohen përfitimet e kurkuminës.
Përfitimet e çokollatës së zezë, ëmbëlsira më e shëndetshme
Përbërësit për Latte me Shafran i Indisë:
1 filxhan qumësht kokosi ose bajame pa sheqer
1 lugë çaji pluhur shafran i Indisë
Pak piper i zi i bluar
1/2 lugë çaji vaj kokosi me presion të ftohtë
1/4 lugë çaji kanellë
1/4 lugë çaji arrëmyshk.

Mënyra e përgatitjes:
Vendosni përbërësit në një blender dhe përzieni, nëse dëshironi të merrni një pije të ftohtë.
Nëse preferoni një pije të nxehtë, duhet t’i vendosni të gjithë përbërësit në një kazan, duke i përzier herë pas here derisa të arrijnë temperaturën e vlimit.
Shtoni pak piper të zi të bluar dhe vaj kokosi të shtypur ftohtë, sepse këta përbërës kanë provuar të fuqizojnë fuqinë e mrekullueshme të shafranit të Indisë.
Në fund, kur të jetë ftohur pak, mund të shtoni ekstrakt stevia nëse preferoni një pije të ëmbël./WOWbiz.al

Foto: pexels

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...