Reklamo ketu

Reklamo ketu

Puding Chia me qumësht kokosi dhe manaferra

Puding Chia me qumësht kokosi dhe manaferra
Puding Chia me qumësht kokosi dhe manaferra
Share

Pse të bëni puding me niseshte dhe ngjyra kur mund të përdorni farat chia për të marrë një ëmbëlsirë të shëndetshme. Provoni këtë puding chia me qumësht kokosi që çdokush mund ta bëjë!

Farat Chia janë bërë shumë të njohura, por pak njerëz e dinë se sa të gjithanshme janë ato. Përveç një puding chia që i siguron trupit proteina dhe yndyrna të mira, këto fara të vogla mund t’i përdorni edhe si zëvendësues të vezëve në ëmbëlsirat e pjekura.

Përbërësit për puding chia:

2 lugë fara chia
1 filxhan qumësht kokosi
2 hurma të zhytura në ujë për 10 minuta
Manaferrat e freskët

Mënyra e përgatitjes:
Përzieni farat chia me qumështin e kokosit dhe hurmat, duke i përzier të gjitha me blender për të homogjenizuar gjithçka. Në varësi të konsistencës së dëshiruar, mund të shtoni farat chia, por vetëm pasi ta keni lënë pudingun për 15 minuta, gjë që lejon që farat chia të thithin qumështin.

Dekoroni me boronica dhe mjedra të freskëta./WOWbiz.al

Foto: pexels.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...