Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur Shqiperinë të parën në listen e destinacioneve europiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024.
Sipas WEB.DE, Shqiperia ofron nje kombinim unik të qyteteve historike, fshatrave tradicionale dhe peizazheve mbresëlënëse, duke e bërë një destinacion tërheqës në hartën turistike të Mesdheut, ku përveç Tiranës vibrante, sugjerohen patjetër Gjirokastra dhe Berati, të dyja pjesë e trashëgimisë boterore te UNESCO-s.
Me rritjen e shpejtë të numrit të vizitoreve, ata që dëshirojnë ta shijojnë ende në qetësi duhet ta planifikojnë udhetimin sa më parë, sugjeron media gjermane në prag edhe të nisjes së Panairit Global te Turizmit ne Berlin ku këtë vit Shqiperia është Vendi i Nderit.