Reklamo ketu

Reklamo ketu

A funksionon pushimi në një marrëdhënie?

A funksionon pushimi në një marrëdhënie?
A funksionon pushimi në një marrëdhënie?
Share

Në një marrëdhënie, “të marrësh një pushim” është një shprehje që përdoret për të përshkruar atë që zakonisht nënkuptohet të jetë një ndarje e përkohshme.
Kur njëri nga partnerët (në disa raste edhe të dy) mendon se marrëdhënia nuk po shkon në asnjë drejtim ose se ka arritur një pikë mbytëse, një pushim mund të duket si mënyra e shkëlqyer për të rishikuar dhe shpëtuar marrëdhënien apo edhe për të “shpëtuar” veten e tyre.

Arsyet për të bërë një pushim mund të ndryshojnë, por qëllimi mbetet i njëjtë: dëshira për t’u kthyer në marrëdhënie me angazhim të rinovuar dhe më shumë pasion. Pyetja është: a funksionojnë vërtet pushimet? A është pushimi diçka që mund ta ndihmojë marrëdhënien tuaj në planin afatgjatë apo do ta prishë marrëdhënien përgjithmonë?

Realiteti është se çdo çift është i ndryshëm dhe të gjitha marrëdhëniet do të kalojnë periudha që mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Për disa çifte është normale që marrëdhënia të lëkundet përpara dhe mbrapa. Për të tjerët, megjithatë, një pushim i përkohshëm mund të kthehet në një ndarje të përhershme.

A funksionon pushimi në një marrëdhënie? Përpara se të merrni vendimin për të vendosur një ndërprerje në marrëdhënie, është e rëndësishme të kuptoni nëse një ndarje e përkohshme do t’ju ndihmojë ose do t’ju bëjë të vuani më shumë. Diskutoni arsyet pse po largoheni dhe mendoni se çfarë mund të bëni për ta bërë këtë pushim një përvojë të dobishme.

Sipas terapistes së çifteve dhe ekspertes së marrëdhënieve, Kathryn Ford, një marrëdhënie e shëndetshme përfshin një ekuilibër midis shkallëve të ndryshme të distancës, duke ruajtur ende kontaktin.

“Shpesh mendojmë se distancimi nga personi me të cilin jemi të dashuruar është në fakt një akt pa dashuri dhe kundër zhvillimit të një marrëdhënieje. Por përdorimi i zgjuar i afërsisë dhe distancës është një pjesë shumë e rëndësishme e intimitetit”, shpjegon ajo.
Sa distancë nevojitet në një marrëdhënie?

10 frikëra irracionale që meshkujt kanë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet

“Në një marrëdhënie që funksionon mirë, të dy njerëzit ndryshojnë vazhdimisht distancën. Sasia e duhur e distancës është sasia që optimizon dashurinë dhe intimitetin duke minimizuar dëmin për çdo person dhe marrëdhënie.” [Kathryn Ford]

Sipas një studimi, pothuajse gjysma e pjesëmarrësve raportuan se pas një pushimi u kthyen në krahët e të njëjtit partner. Për shumë të rinj të rritur, ky proces ndarjeje i lejon ata të kalojnë kohë vetëm dhe të zbulojnë veten, duke ndjekur qëllimet e tyre personale. Më pas, kur të jenë gati të angazhohen sërish për lidhjen, mund të kthehen te partneri, këtë herë me përvoja dhe aftësi të reja që ndihmojnë marrëdhënien të funksionojë më mirë.

Megjithatë, disa studiues paralajmërojnë se ky lloj marrëdhënieje mund të ketë një ndikim negativ në drejtimin e marrëdhënieve të ardhshme. Nëse bëheni të prirur për t’u ndarë dhe, pas një pushimi, ktheheni te i njëjti partner, kjo mund t’ju bëjë të funksiononi në të njëjtën mënyrë në marrëdhëniet e mëvonshme.

Edhe pse një pushim vjen me sfida dhe rreziqe, kjo nuk do të thotë se nuk mund të jetë një strategji e dobishme kur përdoret siç duhet dhe me kujdes. Çelësi është të siguroheni që të bëni një pushim për arsyet e duhura, të vendosni rregulla të qarta bazë dhe të përdorni kohën me mençuri për të fituar qartësi./WOWbiz.al

Çfarë mendoni: a funksionon pushimi në një marrëdhënie?

Foto: pexels

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...