Reklamo ketu

Reklamo ketu

Humus me panxhar të pjekur

Humus me panxhar të pjekur
Humus me panxhar të pjekur
Share

Jeni mërzitur nga humusi klasik? Ka kaq shumë kombinime që mund t’i përdorni për t’i dhënë qiqrave një shije të ndryshme. Provoni të bëni humus me panxhar të pjekur për të marrë një pjatë unike!
Pasta e qiqrave është shumë ushqyese, pasi siguron proteina dhe fibra. Është ideal për mëngjes, por edhe si rostiçeri me perime të gjalla (tranguj, selino, speca, karrota). Nëse jeni mërzitur me kombinimin klasik, zbuloni se mund të bëni humus me shumë përbërës që i japin një ngjyrë të mrekullueshme, por edhe një aromë të veçantë.

Nëse përzieni qiqrat me panxhar të kuq të pjekur, do të merrni një pastë të shijshme dhe ushqyese. Humusin rekomandohet ta përgatisni në shtëpi, sepse në këtë mënyrë dini saktësisht se cilët përbërës keni përdorur. Dhe shija e tij nuk do të krahasohet me atë të humusit të përgatitur në treg!

Tost me patate të ëmbël, me avokado dhe vezë

Përbërësit për humus me panxhar të kuq të pjekur:
1 kanaçe me qiqra ose qiqra të njomura dhe të ziera
1 panxhar i kuq
1 lugë gjelle tahini (pastë susami)
Lëng limoni për shije
1-2 thelpinj hudhër
Kripë dhe piper

Pak ujë nga konservua ose në të cilën janë zier qiqrat (për të marrë konsistencën e dëshiruar)

Mënyra e përgatitjes:
Qërojmë panxharin, e presim në feta, e spërkasim me vaj, uthull, kripë, piper dhe e lëmë në furrë për rreth një orë derisa të marrë ngjyrë kafe.

Pasi të jetë ftohur, mund ta përzieni së bashku me qiqrat dhe përbërësit e tjerë.
Ju do të merrni një pastë me një ngjyrë të gjallë dhe shije jashtëzakonisht aromatike./WOWbiz.al

Foto: Shutterstock

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...