Reklamo ketu

Reklamo ketu

Qull meli me arra dhe portokall

Qull meli me arra dhe portokall
Qull meli me arra dhe portokall
Share

Nëse jeni adhurues i një mëngjesi pa gluten, atëherë ky qull meli me arra dhe portokall mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer.
Meli nuk përmban gluten, është një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse dhe ndihmon në uljen e kolesterolit të keq. Përveç kësaj, meli është quajtur “mbreti i drithërave”, sepse i siguron trupit shumë lëndë ushqyese dhe është shumë i mirë për tretje efikase.

Mund ta zëvendësoni orizin e bardhë me melin dhe ta përgatisni tamam si me këtë. Meli shkon mrekullisht me perimet, në zierje, në supa, në vend të petëve, ai zëvendëson miellin e bardhë të rafinuar në pure, por edhe për një mëngjes ushqyes në formën e këtij qulli të shijshëm dhe mbushës meli.

Përfitimet e melit në ushqim: sa i mirë është ai për shëndetin?

Përbërësit për qull meli me arra dhe portokall:
1/2 filxhan meli të larë
1 gotë e gjysmë qumësht vegjetal pa sheqer
Pak kripë deti
1 banane e grirë
4-5 arra të papërpunuara ose të ziera
1 lugë çaji lëvore të grirë nga një portokall organik

Mënyra e përgatitjes:
Ziejeni melin në qumësht vegjetal.
Shtoni bananet e grira që do t’i japin ëmbëlsi pudingut dhe për aromë lëvozhgën e portokallit.
Në varësi të konsistencës së dëshiruar, në fund shtohet qumështi vegjetal. Dekoroni me arra dhe feta portokalli.
Nëse preferoni një konsistencë më kremoze, mund të përdorni një blender dore për të përzier të gjithë përbërësit./WOWbiz.al

Foto:Shutterstock

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...